Pse Katie Holmes po mban unazë fejese?

Katie Holmes ka ngritur shumë pikëpyetje, kur është parë me Jerry O’Connell, kolegun e saj në filmin e saj të ri “The Secret”, duke pirë kafe në New Orleans, me një unazë diamanti në gishtin e fejesës.

Natyrisht që fotografia që u publikua nga “Popsugar” nxiti shumë thashetheme, duke aluduar se Holmes mund të jetë fejuar me të dashurin e saj që tash e sa kohë, Jamie Foxx.

Megjithatë, duket se krejt kjo mbetet vetëm një thashetheme, pasi zëdhënësit e aktores e kanë konfirmuar se unaza që mban Holmes është pjesë e rolit që ajo luan në filmin e saj të fundit.

Foxx dhe Holmes janë të lidhur qysh në muajin gusht të vitit 2013, por që vazhdimisht kanë qenë shumë të rezervuar për lidhjen e tyre të dashurisë.

Së fundmi, ata kanë nisur të shfaqen së bashku në publik, duke u treguar edhe shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Në fakt, ata asnjëherë nuk e kanë konfirmuar romancën e tyre ashtu sikur që nuk janë shfaqur asnjëherë së bashku në ngjarje publike.

39-vjeçarja Holmes është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj Tom Cruise në vitin 2012.

Holmes dhe Foxx janë të dy prindër. Holmes ka një vajzë 12-vjeçare Suri me Cruise, Foxx ka dy vajza, 24-vjeçaren Corinne dhe 9-vjeçaren Annalise, nga lidhjet e mëhershme të dashurisë.