Pse Jay Z nuk mori pjesë në Met Gala 2016?

Beyonce shkëlqeu në tapetin e kuq të Met Gala 2016, por ishte vetëm një gjë që mungonte në natën e 2 majit në New York – bashkëshorti i saj Jay Z, transmeton Klan Kosova.

Sipas Us Weekly Jay Z nata më e madhe e modës ishte diçka që tashmë e kishte përfunduar.

“Ai ishte më parë në Met Gala”, ka shpjeguar një burim i brendshëm për Us Weekly.

“Nuk ka asnjë arsye të madhe për të që shkojë”.

Reperi shoqëroi gruan e tij në vitin më të paharruar 2014, në të njëjtin vit kur motra e Beyonces, Solange sulmoi reperin në një ashensor.