PS akuzon Bashën: Dha leje për 16-katëshin në qendër të Tiranës

Partia Socialiste akuzon kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për dhënien e një lejeje abuzive ndërtimi në qendër të Tiranës vetëm 6 ditë para dorëzimit të detyrës.“Përpara se të dorëzonte detyrën e kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha ka miratuar vazhdimin e një ndërtimi abuziv. “16 kate ndërtohen në truallin e një përfaqësie diplomatike, mu në qendër të Tiranës, duke mos respektuar asnjë rregull urbanistik, duke rrezikuar ndërtesat përreth.  Rinovoi këtë leje vetëm 6 ditë para se të dorëzonte detyrën. Kjo është tradhtia e fundit e radhëz e Lulzim Bashës ndaj Tiranës”, deklaroi nga selia e PS-së, deputeti Taulant Balla.Balla kërkoi nga ana e prokurorisë nisjen e hetimeve mbi bazën e këtyre deklaratave.