Prrenjas, evakuuohen 35 familje pasi rrezikohen nga shembja e shkëmbit

Të paktën 35 familje në fshatin Rrajcë të Prrenjasit janë në rrezik serioz për jetën, pasi një shkëmb në rrëzë të malit ka nisur të shëmbet.Rruga e shembjes kalon pikërisht mbi shtëpite e tyre, që deri tani janë goditur nga gurë më të vegjël. Ekspertët e emergjencave civile bëjnë të ditur se në rast reshjesh, situata bëhet edhe më e rrezikshme, pasi shkëmbi rrezikon rënien mbi banesa. Për këtë arsye, kryetarja e bashkisë dhe autoritetet e tjera vendore u kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga shtëpitë, ndërsa janë gjetur rrugë alternative për strehimin e tyre.