Provat e dyta të lira, Hamilton “bën ligjin” në Rusi

Lewis Hamilton i është kundërpërgjigjur startit të fuqishëm të Nico Rosberg duke dominuar në provat e dyta të lira në Çmimin e Madh të Rusisë. Kampioni i botës ishte më i shpejti në tre sektorët duke përfunduar xhiron në kohën 1:37:583 me goma super të buta, pothuajse 0.9 sekonda diferencë me shokun e skuadrës te Mercedes, i cili përfundoi garën i treti pas Sebastian Vettel. Vettel e mbylli në kohën 1:38.235, por për ndryshim nga Hamilton, ai kishte disa shqetësime me makinën, pasi u njoftua për një defekt me pajisjet elektronike. Ndërsa, Kimi Raikkonen dhe Daniel Ricciardo përfunduan në vendin e 4 dhe të pestë.