Propozimi 1.5 milionë dollarësh i Harris

Duket se kanë rënë këmbanat e dasmës për çiftin më të diskutuar të momentit në “shoubizin” botëror Taylor Swift dhe Calvin Harris. Plani flitet të jetë i afërt pasi DJ Harris po e mendon mirë mënyrën e propozimit, dhe sigurisht unazën me diamante për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Mendohet se vlera e saj do të jetë 1 milion e 400 mijë dollarë. Lajmin e bënë të ditur disa miq të afërt të 31-vjeçarit ekskluzivisht për revistën “OK”, duke rrëfyer se djali është marrëzisht i dashuruar dhe propozimi do të bëhet deri në fund të tetorit.