Prokuroria, sekuestro preventive pasurive të Fatmir Kajollit

Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive për pasuritë e Fatmir Kajollit, pasi dyshon se kjo pasuri është krijuar në bazë të aktivitetit kriminal, për të cilin ai është dënuar në Itali.Janë sekuestruar gjithsej 2.1 milionë metra katrorë tokë pyll, arë dhe truall në zonën turistike në Fier, përfshirë edhe 1700 metra katrorë ndërtesë. Prokuroria për Krime të Rënda ka kryer verifikimet në bazë të ligjit “Antimafia”, nisur nga referimi i Policisë së Shtetit, dhe ka marrë lejen nga Gjykata për Krime të Rënda për të vendosur sekuestron në pasuritë e paluajtshme, si edhe shoqëritë private të regjistruara në emër të shtetasit Fatmir Kajolli, Majlinda Çuko (Kajolli) dhe Florim Kajolli.