Prokuroria nis hetimin e lejeve të ndërtimit të dhëna nga Basha

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për lejet e ndërtimit të dhëna nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.Organi i akuzës ka nisur verifikimin e të gjitha dokumentacioneve për lejet e dhëna nga Basha, gjatë periudhës Qershor 2013 – Korrik 2014.Ky hetim ka nisur pas kallëzimit të bërë nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Mësohet se, grupi hetimor ka depozituar në Bashkinë e Tiranës kërkesën për hetimin e lejeve të ndërtimit, në të cilën Prokuroria thekson se është duke verifikuar shkeljet për mosrespektimin e procedurave për miratimin e planeve të detajuara vendore në 129 raste.