Profesioni i Era Istrefit përtej muzikës

Era Istrefi një nga këngëtaret shqiptare tashmë me famë ndërkombëtare tregon se cili do ishte profesioni i saj në qoftë se nuk do të zgjidhte muzikën. Ajo tregon në një intervistë për “Nexus Radio” në Hollandë se përtej muzikës do të zgjidhte psikologjinë. Këngëtarja tha se i pëlqen shumë psikologjia dhe është shumë e fiksuar te dijë sesi funksionon mendja e njeriut. Gjatë intervistës Era foli dhe për eksperiencën në finalen e Kupës së Botës. Era tregoi për ”Nexus Radio” se ishte shokuar kur kishte marrë ftesën për të kënduar pranë Will Smith dhe Nicky Jam. Këngëtarja u shpreh se ishte një nga përvojat e saj më të pabesueshme pjesmarrja në finalen e Kupës se Botës 2018.