Problemet të drejtën e autorit, Taylor Swift ri-regjistron hitet e vjetra?

Taylor Swift është shprehur se ka ndërmend të regjistrojë versione të reja të hiteve të saj pasi katalogu i saj i parë u ble nga menaxheri Scooter Braun.
Në qershor, Swift zbuloi se pronarët e këngëve të saj ia shitën Braun nga ish-shtëpia e saj diskografike, duke pretenduar se nuk u njoftua për këtë gjë.
Këngëtarja akuzoi Braun, i cili gjithashtu është menaxheri i Ariana Grandes, Demi Lovatos e Justin Bieber, për “ngacmim të vazhdueshëm e manipulues”.
Ndërsa tha se po planifikon të regjistrojë përsëri këngët nga gjashtë albumet e saj të para.
Taylor dëshiron të zotëroje të drejtat e muzikës së saj nëpërmjet versioneve të reja.