Probleme të tjera me ligjin! Stresi përplas me makinë një këmbësore në Prishtinë

Reperi i njohur Stresi është sërish në probleme me ligjin.

Pasi doli nga burgu i Fushë Krujës, duket se reperi do të këtë sërish probleme me drejtësinë pasi ka aksidentuar një këmbësore në Prishtinë.

“Reporteri.net” bën me dije se Stresi ka përplasur me makinë një këmbësore që po kalonte vijat e bardha tek vendi i quajtur “Qafa”.

Makina e Stresit e goditi këmbësoren duke i shkaktuar lëndime në trup.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit.