Priyanka Chopra shuan thashethemet për zënkën me Meghan Markle

Meghan Markle dhe Priyanka Chopra mendohej se nuk ishin më shoqe bashkë. Një burim tha se, e gjitha nisi pasi Dukesha nuk shkoi në dasmën e aktores së njohur me Nick Jonas, në dhjetor të 2018-s.

“Priyanka u shkatërrua. Miqësia e tyre ka marrë fund, vetëm nëse Meghan i kërkon falje. Priyanka është një yll ndërkombëtar me shumë ndjekës në mediat sociale. Ajo është ndoshta më e famshme se Meghan. Ajo ndjehet sikur Meghan nuk e respektoi atë dhe miqësinë e tyre”, tha një burim i afërt me aktoren.

Por aktorja foli për herë të parë lidhur me marrëdhënien mes saj dhe Dukeshës. E ftuar në emisionin “Watch What Happens Live”, ajo u përgjigj duke qeshur:

“Oh Zot. Jo, nuk është e vërtetë”.