Princi William refuzon puthjen nga aktorja e njohur Emma Thompson

Princi William ka refuzuar puthjen nga aktorja e njohur, Emma Thompson, dhe për këtë ai ka pasur një arsye.
Të mërkurën, aktorja në fjalë u nderua me titullin “Dame Commander”, të Perandorisë Britanike, në Pallatin e Buckingham-it.Aktorja dhe shkrimtarja në fjalë njihet për çiltërsinë e saj që e ka me të gjitha figurat publike.
Njëlloj ajo ka vepruar edhe gjatë takimit me Princin William.Ne takimin e fundit ajo ka tentuar ta puthe atë, por ka marrë një refuzim.

“E dua Princin William. E kam njohur atë që kur ishte i vogël. Unë e pyeta mund t’ju puth, apo jo?, dhe ai tha “Jo, mos” – ka thënë aktorja Thompson.Arsyeja e këtij refuzimi duket të ketë qenë fakti se aktorja kishte shkelur kodin mbretëror, duke shkuar në ceremoni zyrtare me atlete.