Princi George nuk e di se një ditë do bëhet mbret, ja arsyeja

Princi George i Anglisë, trashëgimtari më i dashur i fronit, nuk e di se një ditë do të bëhet mbret i Britanisë së Madhe.
Mami Kate Middleton dhe babi William, nuk ja kanë thënë ende.
Duke folur për BBC, William tha se, “Jemi shumë normal në këtë drejtim. Do të vijë momenti kur George do e mësojë, por për momentin prioriteti ynë është që ta rrisim në një ambient të sigurtë dhe ti bëjmë të kuptojë se sa dashuri mund të ndjejë”.
Lidhur me këtë zgjedhje, edhe stërgjyshja mbretëresha Elizabeth është dakord.
Kjo pasi sovranes nuk i pëlqejnë që të informohet shumë shpejt, pasi ka bindjen se fëmijët janë fëmijë dhe për këtë arsye, duhet të qëndrojnë sa më larg vëmendjes së medias.
Po ashtu William dhe Kate duan të sigurohen që ky moment të vijë sa më vonë. Por para princit George, trashëgimtarë të fronit janë gjyshi i tij Charles dhe i ati William.