Princ William dhe Kate Middleton, për herë të parë në një tapet të kuq

Princ William dhe Kate Middleton do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BAFTA Awards” në shkurt. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do të ecin në tapetin e kuq, ndërsa do të marrin pjesë në ceremoninë që mbahet në Londër, sipas një deklarate nga organizata e çmimeve.

William, i cili është president i BAFTA-s (British Academy of Film and Television Arts) që nga viti 2010, pritet që të bëjë paraqitjen e tij të parë në ceremoni në këto dy vite. Middleton do ta shoqërojë, pavarësisht se mediat përfolën se ajo nuk ishte mirëpritur, sepse organizata kishte frikë se ajo “do të tërhiqte vëmendjen” nga aktorët dhe nominimet. Ndërsa raportimet e tjera false thoshin, që Princi do të shfaqej i vetëm në event.

Një zëdhënës i BAFTA-s hodhi poshtë thashethemet. Një përfaqësues tha për “Harper’s Bazaar”: “Do ishim shumë të nderuar të prisnim madhërinë e tyre çdo vit, që do të munden të marrin pjesë”.

“BAFTA Awards” është planifikuar të mbahet më 12 shkurt.