Princ Harry kumbar, pak javë përpara se të bëhet baba

Së shpejti çifti mbretëror Princ Harry dhe Meghan Markle do të bëhen prindër për herë të parë. Sipas mediave të huaja ata do të bëhen prindër të një djali.
Por fundjavën që lamë pas vëmendjen e ka marrë një tjetër fëmijë. Bëhet fjalë për vajzën e kushërirës së Princ Harryt, vogëlushja Lena Elizabeth,e cila u pagëzua.
Pagëzimi i saj u bë në kishën ‘St. Nicholas’ në Cherrington dhe kumbari i saj është pikërisht Princi.
Në fotot e publikuara shohim dukeshën në javët e fundit të shtatzënisë e veshur me pallto në ngjyrë kafe si dhe një çantë në formë e një kutie nga Victoria Beckham.