Princ Harry dhe Meghan Markle kapen mat

Gjërat kanë avancuar.

Duket se princ Harry dhe Meghan Markle do të zbresin shumë shpejt në altar pasi shpjegim tjetër nuk mund t’i japim fotove të tilla. Çifti është fotografuar duke u puthur (jo në buzë) dhe i dhuruar përqafime njëri-tjetrit. Ata dukeshin aq shumë të dashuruar dhe nuk kanë nguruar për asnjë moment që ta tregojnë atë.

Gjatë aktiviteteve sportive të “Invictus Game”, të cilat zhvillohen në Toronto, qyteti ku jeton aktorja, princ Harry ka thyer disa herë një ndër rregullat kryesore të familjes mbretërore: anëtarët nuk duhet të shfaqin afeksion në publik, por fundja rregullat për t’u thyer janë bërë apo jo?

E megjithatë ashtu siç ndodh pothuajse gjithmonë, me çiftin duhet të jetë edhe një “i tretë”, kryesisht nga familja e vajzës dhe në këtë rast ishte pikërisht mamaja e Meghan, Doria Radlan. Prania e saj nuk i ka penguar princ Harry dhe Meghan Markle që t’i shfaqin dashurinë në çdo moment njëri- tjetrit.

Në përfundim të këtyre lojërave, nuk do të ishte çudi që çifti të shpallte fejesën e tyre.