Prezantuesi Jimmy Kimmel është gjobitur me 395,000 dollarë për imitimin e një alarmi presidencial live në emision

Një episod i “Jimmy Kimmel Live” vitin e kaluar paraqiti tone urgjente duke u tallur me sistemin e alarmit presidencial. Kjo do t’i kushtojë shtrenjtë kompanisë mëmë, ABC.
Në një deklaratë të enjten, Komisioni Federal i Komunikimit tha se gjobiti shfaqjen me një gjobë prej 395,000 dollarëve për shpërdorimin e tonit nga sistemi i alarmit të urgjencës, shkruan CCN, transmeton Telegrafi.Toni i sistemit të paralajmërimit të urgjencës (EAS) përdoret në televizione dhe telefona celularë për të paralajmëruar njerëzit për emergjenca të afërta siç janë tornadot dhe përmbytjet.

Për të mbrojtur qëllimin e sistemit të paralajmërimit, agjensia ka një rregull kundër përdorimit të toneve EAS ose simulimeve të tyre – përveç në raste urgjente, teste të autorizuara ose njoftime të shërbimit publik të kualifikuar.Shfaqja e komedianit në orët e vona të natës e përdori tonin tre herë në episodin e 3 tetorit, thanë zyrtarët federalë. Disa orë më parë, miliona telefona celularë në të gjithë vendin kishin marrë një alarm të presidentit. “Kjo është një provë e Sistemit Kombëtar të Ndarjes së Urgjencës Wireless. Asnjë veprim nuk është i nevojshëm”, thoshte ai alarm.