Presidenti kinez feston 66-vjetorin, do t’iu befasojë dhurata e Vladimir Putin

Presidenti kinez Xi Jinping festoi të shtunën e 66 vjetorin e lindjes së tij së bashku me presidentin rus Vladimir Putin.
Dhe Putin e befasoi homologun e tij me dhuratën për ditëlindje.
Presidenti rus i bleu Jinping akullore.
Dy liderat u takuan në Dushanbe, kryeqytetin e Taxhikistanit, ku morën pjesë në konferencën e Confidence-Building Measures in Asia.
Ky është takimi i tyre i dytë brenda pak javësh. Putin dhe Jinping u takuan në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek.
“Lideri rusi vlerësoi rolin e Xi Jinping në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe vuri në dukje suksesin e vizitës së fundit shtetërore nga Presidenti i Kinës në Rusi,”-thuhet në deklaratën e Kremlinit. “Vladimir Putin i dha Xi Jinping akullore ruse si dhuratë për ditëlindje.”
Xi falënderoi Putin për akulloren dhe tha se udhëheqësi rus është shumë popullor në Kinë, njoftoi agjencia e lajmeve shtetërore ruse TASS.
Presidenti kinez udhëtoi në Rusi më herët në qershor dhe ishte mysafir i nderit në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.
Në një intervistë me TASS përpara udhëtimit, Xi e quajti Putin mikun e tij më të mirë, duke shtuar se e çmonte miqësinë e thellë mes tyre.
Në Rusi, Xi vizitoi Moscoë Zoo me Putin, ku mori dy panda gjigante kineze si pjesë e “bashkëpunimit kërkimor”.
Të dy liderët gjithashtu u takuan në prill gjatë Belt and Road Summit në Pekin.
Ata vlerësojnë shpesh marrëdhënien mes tyre dhe janë takuar më shumë se 30 herë që nga viti 2013.