Posteri “nudo” në Kupën e Botës për ski shkakton kritika

Një poster që promovon garën e Kupës së Botës të Ski-së për femra ka marrë shumë kritika për zgjedhjen e një femre të zhveshur.
Piktura tregon imazhin e nji skijatoreje lakuriq, e rrethuar nga disa kafshë dhe ka një hënë në mes të këmbëve.
Resorti i Semmering në Austri e përdor pikturën për të promovuar garën dy ditore të Kupës së Botës këtë muaj.
Shumë përdorues të mediave sociale, megjithatë, kanë kundërshtuar portretizimin e atleteve femra.
Piktura është realizuar nga artisti Christian Ludëig Attersee, i cili ka pikturuar materiale të ngjashme promocionale për garat e viteve të mëparshme. Por interpretimi i këtij viti është kritikuar më gjerësisht.