Portugalia, kampione e Europës. Heroi Eder ndëshkon Francën

Portugalia shpallet kampione e Europës, duke mposhtur francezët në shtëpinë e tyre me një gol të shënuar nga Eder në minutën e 109.Ishte sulmuesi ku portugezët besonin më pak, Eder, ai që i dha trofeun e parë të këtij niveli kombëtares së udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, por jo në këtë finale. Ylli portugez u largua nga fusha e lojës që në minutën e 24 për shkak të një dëmtimi.
Për herë të parë Portugalia kampione e Europës dhe këtë e bën ndaj Francës e pikërisht në tokën e kësaj të fundit.

Përgatiti: /E.C/