Policia rrugore do të aplikojë gjobat këshilluese

Nga janari i 2016-ës policia rrugore synon të aplikojë një model të ri të ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve në rastet e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se në modelin e ri të policimit, do të shtohet termi “gjobë këshilluese” që parashikon të penalizojë me gjobë me vlerë 0 lek, një drejtues mjeti i cili rezulton ta këtë kryer shkeljen për herë të parë. Nga aplikimi i gjobës këshilluese përjashtohen shkeljet e rënda si shpejtësia tej normave të lejuara apo shkelja e semaforit me të kuqe, për të cilat drejtuesit e mjeteve do të penalizohen në bazë të kodit rrugor në fuqi.