Policia austriake ndalon Noizy-n

Fakti se po udhëton me aeroplan privat nëpër Europë mund të jetë një përparësi për Noizyn mirëpo në raste të caktuara, probleme tjera po rezultojnë problem që ai të mbërrij me kohë nëpër koncerte. Reperi i njohur Noizy, ka munguar në një prej koncerteve të tij në Austri meqenëse për disa orë është ndalur nga policia austrike. Prive.al mëson se bëhet fjalë për koncertin që Noizy ka pasur ta mbaj në Linz dy ditë më parë, menjëherë pas nisjes me aeroplanin privat nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës. Anulimin e koncertit, Noizy e ka pranuar edhe përmes një videoje të shkurtër ku ka kërkuar falje për mungesën duke premtuar se Linzit do t’i rikthehet në javët në vazhdim. “Nuk mujta me ardh për shkak të policisë, na ndalën”, është shprehur shkurt Noizy pa specifikuar se për çfarë problemesh bëhet fjalë. Problemet që mund të ketë pasur Noizy janë kaluar shpejt meqenëse reperi ka vazhduar normalisht rrjedhën e koncerteve të tij në ditët në vijim. Kjo nuk është hera e parë që Rigels Rajku përmendet në këtë kontekst, pasi disa muaj më parë u tha se atij i është refuzuar viza amerikane teksa për mediat në Shqipëri ai kishte pranuar së fundmi se nuk i lejohet të hyjë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.