Policia arreston autorin e vrasjes në Berat

Policia ka arrestuar pas disa orësh autorin e vrasjes në Lybesh të Beratit. Fatmir Bregu është kapur bashkë me armën e krimit. Pas disa orësh i mbajtur në rrethim nga policia dhe RENEA, Bregu ka qëlluar në ajër derisa i janë mbaruar fishekët.Më pas ai ka lëvizur drejt një zone të pyllëzuar të fshatit Lybesh, por është kapur nga policia pas ngushtimit të perimetrit të rrethimit. Bëhet e ditur se nga operacioni për arrestimin e tij nuk ka patur të lënduar.