Po bën xhiron e rrjetit! Flori dhe Bruno detyrohen të publikojnë këngën para kohe

Flori Mumajesi dhe Bruno kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre të titulluar “Ja ke bo vetes” pa klip muzikor.
Arsyeja është se kishte kërkesa shumë të larta nga njerëzit që e kishin dëgjuar, prandaj u detyruan ta hedhin pikërisht për Festën e Flamurit.
Me anë të një postimi në Instagram, Bruno shkruajti: “Detyrohem ta publikoj sot pasi këto ditë kënga ka bërë xhiron e rrjeteve sociale! Ishte planifikuar të publikohej me videoklip por pasi shumë njerëz tashmë e kanë dëgjuar dhe po e kërkojnë, sot ne orën 15:00 do ta gjeni në Youtube”.
Kënga me titullin ‘Ja ke bo vetes’, flet për dashurinë, ku tekstin dhe muzikën e ka punuar Flori Mumajesi.