Plas sherri mes Drake dhe familjes West-Kardashian

Gjithçka nisi fillimisht mes Kanye-s dhe Drake pasi ky i fundit i kërkoi leje reperit që të përdorte një rresht të këngës dhe prodhuar nga ëest “Say what’s Real”. Duke parë debatet e tyre të hershme, Kanye nuk pranoi, përkundrazi. Ai shkroi në Twitter një sërë deklaratash ku i kërkonte Drake-ut që të kërkonte falje për diss-in që ka bërë ndaj familjes së tij dhe markës Yeezy. Drake e publikoi këngën “No Stylist”, ku i bënte diss Kanye-s pasi e akuzoi këtë të fundit se i kishte thënë reperit Pusha T për djalin që po e mbante sekret. Kanye i përmendi Drake-ut edhe blerjen e dy rreshtave të parë në kocertin e Pusha T, ku plasi sherri dhe të pranishmit nisën të gjuanin me shishe birre ndaj reperit. Pas këtyre postimeve në Twitter, Drake e telefonoi Kanye-n dhe gjërat u dukën sikur u sqaruan por jo. Kanye hyri sërish në Twitter ku shkroi se Drake e kishte telefonuar për ta kërcënuar: “Nëse më ndodh gjë mua ose familjes sime ti je i dyshuari i parë, kështu që leri bisedat prej të forti”, shkruante ai. Pas gjithë kësaj situate, Kim Kardashian nuk ka duruar më por ka kërkuar nga Drake që t’i qëndrojë larg familjes dhe fëmijëve të saj.
“Drake, kurrë mos e kërcëno bashkëshortin dhe fëmijët e mi. Ai ka shtruar rrugën që të kishte një Drake”.
“Bashkëshorti im është njeriu më i shkëlqyer dhe më i zgjuar që unë njoh. Ai ka thyer shumë kufij, gjithçka, nga muzika, dizajni i skenës, moda dhe kultura dhe do të vazhdojë të ndryshojë botën”.