“Pirates of the Caribbean” në rrezik pa Johnny Depp

Skenaristët Rhett Reese e Paul Wernick braktisën zyrtarisht punën për ribërjen e “Pirates of the Caribbean”.

Pas vendimit të “Walt Disney Pictures”, për të lançuar në kinema universin e piratëve pa Johnny Depp, shumë fansa shprehën mospëlqimin e tyre ndaj kompanisë, që për vite me radhë arriti një sukses botëror, pikërisht falë interpretimit të aktorit të karizmatikut Jack Sparrow.

Saga që arkëtoi rreth 4 miliardë dollarë, po përgatitet për t’u rinovuar, me një kast të ri aktorësh, regjisorësh dhe stafi. Por, sipas “Deadline”, me tërheqjen e Reese e Wernick gjithçka është zbehur dhe “Disney” mund të marrë në konsideratë edhe mosrealizimin e projektit.