Pippa Middleton muaj mjalti me bashkëshortin në parajsën e Polinezisë

Pippa Middleton dhe James Matthews janë martuar në 20 maj dhe dasma e tyre madhështore ishte një nga ngjarjet më të përfolura për këtë muaj.

Të sapomartuarit kanë vendosur të shijojnë pak kohë së bashku dhe u nisën këtë javë në Tetiaroa për të kaluar muajin e mjaltit.

Çifti do të qëndrojë në “The Brando”, një vendpushim lukzoz në ishullin e Polinezisë Franceze.

Foto janë publikuar në revista italiane “ Chi Magazine”. Pippa kishte veshur bikini të bardha dhe po ecte në plazh e kapur për dore me James.

Ata duken mjaft të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjerit .