Pink Floyd, ribashkim mes Nick Mason e Roger Waters

Gjatë javëve të fundit, bateristi historik i “Pink Floyd”, Nick Mason, nisi turneun e parë në Amerikën e Veriut me “Saucerful of Secrets”, super grupi që interpretojnë repertorin e kompozuar ndër vite kur timonin e drejtonte Syd Barrett.
Në “Beacon Theatre”, në New York, grupit iu bashkua në skenë ish-basisti i “Pink Floyd”, Roger Waters, për të kënduar “Set the Controls for the Heart of the Sun”, këngë e vitit 1968, përshirë në albumin nga i cili merr dhe emrin grupi i ri i Mason.
“Interpretoni më mirë se ne në kohën tonë”, -tha Waters në fund të ribashkimit të vogël të grupit legjendar.