Pikachu, më në fund në një film

Ryan Reynolds do të jetë protagonisti i filmit të parë të Pokemon, që do të titullohet “Detektivi Pikachu”, i bazuar mbi lojën e famshme. Filmi i ri do të vijë me regjinë e Rob Letterman dhe me skenar nga Nicole Perlman dhe Alex Hirsch. Ryan Reynoldsit do t’i bashkohet në kast edhe aktorja Kathryn Newton.

Historia përfshin babain e Smith-it, karakterit që merret peng, që detyrohet të bashkojë forcat me Pikachu, në mënyrë që të gjejë të birin.

I prezantuar për herë të parë në Japoni në vitin 1996, Pokemon ka shitur mbi 300 milionë video-lojëra në të gjithë botën dhe janë krijuar 20 sezone serialesh të animuara.

“Universal Pictures” do të merret me shpërndarjen e filmit jashtë Japonisë.