Peticioni i DiCaprio-s detyron Rusinë të lirojë balenat

Disa ditë pas peticionit të publikuar nga Leonardo DiCaprio për të shpëtuar balenat, autoritetet ruse urdhëruan lirimin e rreth 100 balenave të mbajtura në robëri.
Aktori dhe aktivisti postoi në “Twitter” gjatë kësaj jave: “Ju lutem, firmoseni këtë peticion dhe bashkohuni me mua për të liruar belugat dhe orkat në Rusi”.
Peticioni mori rreth 900 mijë firma, duke detyruar presidentin rus Vladimir Putin të urdhëronte ministrinë përkatëse të lironte gjitarët e detit.