Perry dhe Bloom zyrtarisht në një romancë

Tashmë nuk ka më pikëpyetje nëse Katy Perry dhe Orlando Bloom janë të lidhur, pasi fotot e tyre e dokumentojne mjaft mire kete.  Aktori dhe këngëtarja janë fotografuar teksa kalojnë pushimet së bashku në Hawaii. Fotot e tyre janë publikuar nga website-i “ET” dhe ata shihen teksa ecin së bashku të përqafuar. Orlando prej pak kohësh është divorcuar nga modelja Miranda Kerr, me të cilën ka edhe një djalë.