Përplasen katër makina në Elbasan, nuk ka të lënduar

Një aksident automobilistik ka ndodhur në hyrje te Elbasanit. Mësohet se në aksident u përfshinë katër automjete, tre nga të cilat me targa të huaja. Nga përplasja nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale. Sakaq, për më shumë se 30 minuta është bllokuar trafiku në këtë aks rrugor, duke paralizuar kështu dhe qarkullimin e automjeteve.