Përmbytet shtëpia e Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Shtëpia e aktorëve të famshëm Brad Pitt dhe Angelina Jolie në qytetin e Londrës është përmbytur nga uji. Çifti kanë lëvizur në rezidencën e tyre me nëntë dhoma të gjumit muajin e kaluar së bashku me 6 fëmijët e tyre. Pas përmbytjes, janë shkaktuar shumë dëme materiale. “Brad dhe Angelina janë shqetësuar pas përmbytjeve pasi ata sapo janë zhvendosur së fundmi aty, ndërsa kishin telashe të mëdha me “banjot” ka thënë një burim për The Mirror. Sipas të njëjtit burim, aktorët kanë arritur që shumë shpejt të rregullojnë problemet.  Por, pavarësisht kësaj tualeti ka qenë jashtë veprimit, në shtëpinë që ata kanë marrë me qera, ka 9 banjo më shumë.