Përleshja, 2 milionë dollarë gjobë ndaj Khabib Nurmagomedov

Presidenti i UFC-së, Dana White deklaroi se Komisioni Atletik i Shtetit të Nevadës po mendon që të mbajë të gjithë të ardhurat e fitores së Khabib Nurmagomedov kundër Conor Mcgregor prej 2 milionë dollarësh, si gjobë për përleshjen pas duelit.

Dana i referohet rastit kur Khabib pas fitores ndaj Conor McGregor kërceu jashtë oktagonit për të sulmuar anëtarin e ekipit të McGregor, Dillon Danis. White mendon se Khabib do të pezullohet dhe beson se ai meriton të qëndrojë jashtë për 4-5 muaj. Dana bëri të ditur edhe shifrat e pay-per-view të UFC 229, duke deklaruar se shifra ka kaluar mbi 2 milionë dollarë, duke e bërë duelin më të madh të UFC-së në pay-per-view.