“Përgjimet”, mblidhet komisioni hetimor parlamentar

Ka nisur punën këtë të hënë komisioni hetimor parlamentar mbi pajisjen e përgjimit Imsi Cathcer. Komisioni drejtohet nga deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetar i komisionit të sigurisë kombëtare, Flamur Noka.  Partia Demokratike akuzon mazhorancën se ka përdorur pajisjen në fjalë për të përgjuar presidentin, deputetët e opozitës dhe diplomatë të akredituar në Tiranë. “Është cënuar siguria kombëtare”, ka thënë Noka. “Thërrasim prokurorin e përgjithshëm dhe e zgjidhim këtë punë”, ka replikuar deputeti i PS, Paulin Stërkaj.