Përfundon takimi me Ramën, Meta: Koalicioni nuk ka pse të diskutohet

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të vendit Edi Rama dhe kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta të cilët u takuan sot në një nga restorantet e kryeqytetit në kuadër të takimeve të përjavshme të tyre për mbarëvajtjen e punës së koalicionit por edhe të qeverisë. Pasi ka dalë nga takimi, Ilir Meta është shprehur se ishte një drekë pune. Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 1 orë, e nisur që pas mbledhjes së qeverisë. “Kemi diskutuar për inaugurimin e ri në Shkodër dhe për ndeshjen që do të luajë Shqipëria sot kundër Marokut”, tha Meta për gazetarët. I pyetur për vazhdimësinë e koalicionit Meta u shpreh se kjo është një gjë që nuk ka pse të diskutohet. Takimi i sotëm erdhi menjëherë pas miratimit të mbrëmshëm në Kuvend me 88 vota të Vettingut, proces që i hap dritën jeshile zbatimit të Reformës në Drejtësi.