Performuesit e ”Super Bowl” 2019 ndër to edhe i dashuri i Kylie Jenner

Një nga eventet më të rëndësishme të vitit në Amerikë është“Super Bowl”. Ndërsa është bërë i njohur vitet e fundit edhe në Shqipëri, tashmë zbulohen emrat e këngëtarëve që janë konfirmuar se do të performojnë në skenën që krijohet në mes të fushës së futbollit. Performuesi kryesor perflitet se do të jetë Maroon 5. Konfirmohet se ai bashkë me reperet Travis Scott, të dashurin e Kylie Jenner dhe Big Boi, janë tre prej të ftuarve. Por zgjedhja e këngëtarëve është shoqëruar me debate. Që nga 2016-ta, disa sportistë amerikanë kanë refuzuar që të qëndrojnë kur luhet himni kombëtar gjatë lojërave të Ligës Kombëtare të Futbollit, si protestë kundër trajtimit në mënyrën e gabuar të njerëzve me ngjyrë në SHBA. “Super Bowl” është një nga eventet më të ndjekura në botë, pasi mbi 100 milionë njerëz e panë shfaqjen e Justin Timberlake në 2018-n.