Përdorimi i ibuprofenit përkeqëson simptomat e koronavirusit

Ibuprofen Tabletten *** Ibuprofen Tablets

Përdorimi i ilaçit ibuprofen përkeqëson simptomat e koronavirusit vdekjeprurës, paralajmëron Ministri i Shëndetësisë së Francës.

Olivier Véran deklaroi se ilaçi për të cilin Shërbimi Kombëtar i Shëndetit thotë se mund të ndihmojë në trajtimin e simptomave, në fakt mund të përkeqësojë infeksionin.

Deklarata e tij është kundër këshillave të shefave të shëndetit për të përdorur ibuprofen, si dhe paracetamol për të vetë-mjekuar.

Ibuprofen merret për të çliruar dhimbjet, si dhe për të zvogëluar ethet dhe dhimbjet e shkaktuara nga ftohjet e zakonshme si gripi.

Disa mjekë paralajmërojnë se efektet anti inflamatore mund të dobësojnë reagimin e trupit ndaj infeksionit, duke ngadalësuar rikuperimin.

Ata mund të nxisin një proces në trup që çon në pneumoni, një rezultat i rëndë i Covid-19 i cili mund të shkaktojë vdekjen.

Koronavirusi ka infektuar mbi 170,000 persona në të gjithë botën, dhe numri i vdekjeve sot tejkaloi 6.600.