Për inat të Jimmy Page, Robbie Williams dëgjon “Pink Floyd”

Robbie Williams dhe Jimmy Page janë fqinj prej 2013-s dhe kanë 5 vjet që nuk kanë marrëdhënie të mira. Kur ish-“Take That” bleu shtëpi në Londër (ish- Led Zeppelin jetonte në lagje prej 1972), vendosi të bënte disa rregullime, gjë që nuk i pëlqeu Page, sepse sipas tij dëmton banesën e tij. Ka dëshmi që tregojnë se nga shtëpia e Williams është dëgjuar muzikë me zë të lartë të “Black Sabbath” e “Pink Floyd”, madje dhe që vishet si Robert Plant, me paruke të verdhë.
Si fillim, Williams iu refuzua ndërtimi i një shtëpize dhe më pas i një pishine.
Dhe me sa duket, për inat, Robbie Williams hap me gjithë volumin e mundshëm muzikën e “Black Sabbath”, “Pink Floyd” e “Deep Purple”, grupe historike rivale të “Zep”, duke e ditur që kjo e shqetëson 75-vjeçarin Page.
Personat që kanë bërë ankesë për zhurma thonë se Robbie del në oborr i veshur si Robert Plant, duke mbajtur një parukë të verdhë.