Për herë të parë, femrat dominojnë në “Spotify”

2018-ta ishte viti i sukseseve të mëdha për këngëtarët, i pasur me risi diskografike, turne rekordesh dhe rikthime të rëndësishme.

Për herë të parë në historinë e “Spotify”, treshja më e dëgjuar në këtë platformë streaming përbëhet vetëm nga femra.

Këtë rekord e vendosën Ariana Grande, Mariah Carrey e Selena Gomez, respektivisht me rreth 61 milionë, 45 dhe 44 milionë streaming.

Me rastin e krishtlindjes, Mariah Carrey me hitin e saj absolut “All I Want For Christmas Is You” arriti një rekord, 10.819.009 dëgjime në “Spotify” vetëm në një ditë, më 24 dhjetor.