Për darkë me Ilir Metën, Besi zbulon menunë dhe kush i solli ushqimet

Mbrëmjen e djeshme Presidenti Ilir Meta ka kaluar një darkë me aktorin e humorit Bes Kallaku.
Një darkë e thjeshtë dhe e lirshme mes tyre, ku sigurisht nuk mund të mungonte vera.
Ka qenë Besi ai që ka publikuar një fotografi nga darka, teksa shkruan se djathin dhe domatet i solli ai, ndërsa verën Presidenti.
“Darkë me djathë nga Korabi, unë solla domotet e Ijes nga Bubqi, Presidenti solli verën nga Berati”, shkruan Besi.
Pak ditë më parë edhe Meta edhe Besi ngjitën malin e Korabit, ndërsa miqësia mes tyre është bërë publike ndër vite.