Peleshi: Lejet e ndërtimit në Tiranë, abuzive dhe klienteliste

Zv.kryeministri Niko Peleshi ka dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për pezullimin e lejeve të ndërtimit të dhëna nga Lulzim Basha, në kohën kur ishte në krye të bashkisë.Duke folur nga Korça, Peleshi tha se “lejet e ndërtimit, në veçanti kohët e fundit, kanë qenë abuzive dhe klienteliste”.Prokuroria e Tiranës bëri të ditur të martën se ka nisur hetimin për lejet e ndërtimit të dhëna nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.