PD, Vokshi: Edi Rama, 120 milionë euro mikes së tij

Partia Demokratike, përmes deputetes Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin Rama se i ka dhënë 120 milionë euro konçesion mikes së tij.“Konçesioni 120 milionë euro për Vilma Nushin është korrupsioni më skandaloz që ka ndodhur deri tani me Edi Ramën, edhe pse vjedhjet dhe abuzimet janë nga më masivet e më të larmishmet në çdo drejtim e në çdo fushë”, ka deklaruar Vokshi. Sipas saj, Rama i dha Nushit 120 milionë euro, që popullsia nga 40 deri në 65 vjeç të bëjë një kontroll mjekësor.