PD, Teliti: Qeveria po fsheh të dhënat zyrtare për financat

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po fsheh të dhënat zyrtare për financat e muajit korrik, të cilat sipas opozitës duhet të ishin publikuar një javë më parë. Ekspertët demokratë thonë se gjithçka ka të bëjë me vazhdimin e rënies drastike të të ardhurave.”Informacionet paraprake tregojnë se muaji korrik është sërish një gërshetim i dështimit me korrupsion dhe të ardhurat nga doganat dhe tatimet janë shumë më poshtë se sa plani. Mungesa e transparencës në këtë drejtim, është thjesht thellim i abuzimit dhe mbulim i hajdutërisë masive në tatime e dogana”, tha Dorian Teliti, PD.