PD, Tabaku: Fundvit i hidhur për shqiptarët

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetes Jorida Tabaku, ka deklaruar se në tre muajt e fundit “janë hequr plot 2500 familje nga listat ekonomike për të bërë të mundur lejimin e shpenzimeve të luksit të qeverisë”.Vetëm 2000 lekë shpërblim, që nuk shërben asgjë për mbulimin e natës së Vitit të Ri”, shtoi Tabaku. Tabaku theksoi se kryeministri Rama ka bërë që “studentët të shtrëngojnë rripat për të paguar arsimimin” dhe “shqiptarët e varfër e të ndershëm të tatohen më shumë e të përfitojnë më pak”.