PD: Rama sfidon procesin e dekriminalizimit

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama, se nuk ka ndërmend të shkëpusë krimin nga politika.“Pikërisht në kulmin e debatit për dekriminalizimin, kur mbarë shoqëria e opinioni ndërkombëtar kërkojnë veprim të shpejtë për të shkëputur krimin nga pushteti, Edi Rama ka dërguar në krye të Këshillit të Qarkut të Kukësit një person me të shkuar problematike, si Abedin Oruçi”, deklaroi kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka.Paloka shtoi se Oruçi është personazh i kronikave të zeza dhe për këtë u shkarkua prej qeverisë së djathtë, kur ishte kryetar i Komunës së Kolshit.