PD: Rama mashtron për makinën e Shullazit, fsheh futjen e saj në doganë

Kreu i departamentit të rendit dhe sigurisë në PD, Enkeleid Alibeaj akuzon  kryeministrin Rama se mashtron në lidhje me automjetin e eksponentit të njohur të botës së krimit, Emiliano Shullazi.“Pas denoncimit që bëmë dje për futjen në doganën e Durrësit të Emiliano Shullazit me një makinë të blinduar, e cila as nuk u ndal dhe as nuk u kontrollua, Edi Rama vuri në shërbim të tij gjithë shtetin dhe nxori një dokument, që në fakt vërteton akuzën tonë. Vërteton kapjen e Doganave me Qebinin e dyshes Tahiri-Shullazi”, ka deklaruar Alibeaj