PD: Kjo qeveri ka armik qytetarin, jo banditin

Deputeti demokrat Gent Strazimiri në një dalje publike për mediat ka vijuar me akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama, që sipas opozitës po e mbron ministrin, pavarësisht shkeljeve. Ne fjalen e tij ai dekalaroi se armiku i vërtetë i kësaj qeverie, janë të pamundurit. Qeveria armik ka shpallur invalidin e papunë, tregtarin që punon me djersë, por jo ministrin që ka shkelur Kodin Penal në mënyrë të përsëritur, siç e pranon edhe vetë”, deklaroi Strazimiri. Deputeti e mbylli deklaratën e tij duke thënë se kjo qeveri është qeverisje banditësh që ka gati kurdoherë çelsin e burgut për çdo qytetar, por asnjëherë për banditët.