PD: Kemi mbështetje nga PPE-ja për platformën elektorale

Në Luksemburg për 40-vjetorin e PPE-së, me drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare, Partia Demokratike thotë me anë të një njoftimi për shtyp se ka marrë “mbështetje dhe ndihmë konkrete nga krerët e qeverive dhe partive simotra për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si kushti kryesor i avancimit të Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian”. Sipas PD-së, “punësimi, stabiliteti ekonomik, konkurrenca, siguria dhe zhvillimi janë ato çka e djathta i ka ofruar Europës. Kjo është dhe arsyeja që PPE vazhdon të qëndrojë për 16 vjet me radhë si forca kryesore politike në Europë.

Përgatiti:/E.C/